Kinë, 21 maj 2014 – Fshatarët e provincës Heilongjiang të Kinës thanë se kanë parë tre UFO të binin nga qielli të premten në mëngjes. Banorët e kësaj zone kanëpaëë disa objekte metalike rrethore të rrëzoheshin në tokë, shoqëruar nga një zhurmë e madhe dhe flakë të fuqishme.

China Neës e përshkroi objektin si një top gjigant argjendi i rrethuar me disa shenja djegieje. Objekti në foto është raportuar të jetë rreth 2.5m i gjerë dhe peshon rreth 90kg sipas OpenMindsTV .

Ndërsa hetuesit mbërritën në vendngjarje për të shqyrtuar objektin, historitë filluan të dalin, duke ofruar një shpjegim të mundshëm për të gjitha emocionet e të pranishmëve.

Por ndërsa fshatarët kinezë menduan se në tokat e tyre u ulën UFO-t, agjencitë ruse të lajmeve e hedhin poshtë këtë fakt. Sipas tyre, një raketë ruse "Proton-M" u lëshua në hapësirë me një satelit komunikimi, i cili u shkëput menjëherë të premten në mëngjes duke u djegur në atmosferën e Tokës.

Ndërsa Rusia pretendon se raketa e tyre u shpërbë kryesisht mbi tokë, media kineze mendon se jo të gjitha pjesët e raketës u rrëzuan të djegura në tokë. Megjithatë nuk dihet akoma nëse janë pjesë e objekteve fluturuese të paidentifikuara apo pjesë nga raketa ruse. Hetimet në Kinë ende vazhdojnë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/