Gjatë vijimit të marshimit të protestës së opozitës ka pasur tensione me policinë në zonën e AKSHI-t mes forcave të rendit dhe protestuesve.
Fillimisht, u duk e paqartë pse policia përdori ujë ndaj protestuesve, duke qenë se nuk u vërejt asnjë hedhje molotovi apo mjet piroteknik.
Më pas është raportuar se ka pasur një përplasje mes Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, dhe policisë, e cila ka bërë që forcat e rendit të reagojnë.





