Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti elektrik në stacionin e pompimit të Fushë-Krujës, e gjithë zona e Shijakut, së bashku me Maminasin, Xhafzotajn dhe Gjepalajn, nuk po furnizohen me ujë të pijshëm.

Burime nga UKD thonë se defekti është duke u riparuar, por probleme në furnizimin me ujë për zonat e mësipërme pritet të ketë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarve për këtë situatë të përkohshme.