Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatrave dhe një pjesë në lagjet e qytetit.
Shkak është një defekt që ka ndodhur në tubacionin kryesor të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë zonën e fshatit dhe një pjesë të qytetit.
Brigada e avarive është në terren dhe po merret me riparimin e difektit në një kohë sa më të shpejtë.
Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.





