Për shkak të disa punimeve që po kryhen nga Hekurudha Shqiptare, kanë ndodhur dy defekte në tubacionin kryesor DN 700 mm në zonën e Sukthit dhe për këtë arsye ka pasur probleme ne furnizimin me ujë në zonat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Xhafzotajs.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës njofton se do të punohet edhe për disa orë.

Njoftimi nga Ujësjelles Kanalizime Rajoni Durrës:

Mengjesin e sotem eshte stakuar stacioni i pompimit Fushe Kuqe si pasoje e spostimit te tubacionit kryesor DN 700 mm ne zonen e Sukthit. Shkak jane bere punimet qe po kryen Hekurudha Shqiptare pasi mbi kete tubacion kalon traseja hekurudhore. Spostimi po kryehet ne prani te specialisteve te Ujesjellesit.

Referuar stakimit te stacionit grupet e avarise se rende moren masa dhe per riparimin e dy defekteve te ndodhura po ne kete tubacion, i cili eshte tubacioni kryesor i furnizimit me uje te qytetit Durres.  Grupet e avarise riparuan difektin ne tubacionin DN700, konkretisht ne Sukth dhe ne Xhafzotaj. Gjithashtu  ka perfunduar riparimi i difektit ne Hamallaj ne tubacionin DN 400  mm qe furnizon me uje kete zone. Ne tubacionin kryesor DN 700 mm po punohet akoma per spostimin e tij  i cili pritet te zgjase dhe per disa ore. Per kete arsye ka pasur probleme ne furnizimin me uje  ne zonat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Xhafzotaj