Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në qarkun e Durrësit.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët e zonave Shijak, Xhafzotaj dhe Maminas se do të ketë probleme në furnizimin me ujë në dy ditët në vijim (e mërkure dhe e enjte).
Shkak është bërë një defekt në panelin elektrik.
UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.





