Ujësjellës Kanalizime Durrës në kuadër të masave për emergjencën e shkaktuar nga virusi Covid-19 bën të ditur se qytetarët mund ti paguajnë faturat e ujit online duke përdorur aplikacionet e bankave përkatëse.

Për t’iu përgjigjur masave të marra nga qeveria, UKD bën të ditur se në kuadër të karantinës, qytetarët do të perjashtohen nga kamata në rast se fatura e muajit shkurt 2020 nuk paguhet brenda afateve.

Qytetarët mund të përdorin ashtu si dhe më parë të gjitha degët e bankave të nivelit të dytë dhe filialet e postës, nëse nuk kanë akses për përdorimin e aplikacioneve dhe pagesën online.

Gjatë kësaj periudhe të masave shtrënguese të ndërmarra  nga qeveria kundër përhapjes së virusit Covid-19, UKD do të vazhdojë punën me staf të reduktuar, ndërkohë që sektorët që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm dhe riparimin e difekteve do të vazhdojnë punën normalisht. 

Fatura mund të paguhet në çdo bankë, në këta numra:

Raiffeisen Bank 0200000505
Credins 00000010517
Procredit 20-062925-00-01
B.K.T 404000542
Intesa SanPaolo 52000930701
Union 120101683030117
Tirana Bank 0300-300038-100
Alpha  AL629021221702112300054
FIB BANK  AL75 2151 2025 ALL1 0000 0011 5502
BANKA OTP 00000039507
AMERICAN BANK AL192101120990000000000197247