Dega e Partisë Demokratike në Durrës, ka denoncuar ditën e sotme dëmtimin e një rruge pranë shëtitores “Taulantia”, nga një eskavator.
Në një postimi në rrjetet sociale PD Durrës shprehet se “mjete të tilla, (si në fotot ilustruese) së pari nuk lejohen të qarkullojnë në qytet dhe së dyti duhen transportuar drejt vendit ku do të kryejnë punimet, për të shmangur dëmtimet e rrugëve që përshkojnë.”
Sakaq, në postim shkruhet se centralizimi i pushtetit i ka dhënë fuqi abuzuesve që të shkelin çdo ligj.
Postimi i plotë:
Uji fle, armiqtë e qytetit jo!
Edhe në këtë ditë pushimi, shkelësit kronikë të ligjit u zgjuan me synimin e tyre të përhershëm, vendosjen e një tjetër tulle në shkatërrimin e qytetit tonë.
Mjete të tilla, (si në fotot ilustruese) së pari nuk lejohen të qarkullojnë në qytet dhe së dyti duhen transportuar drejt vendit ku do të kryejnë punimet, për të shmangur dëmtimet e rrugëve që përshkojnë.
Në rastin konkret, vendndodhja është pikërisht në zemër të qytetit dhe rruga ka një periudhë të shkurtër kohore që është shtruar, ky mjet sot po i jep një dorë prishjes së parakohshme të saj! Policia në krahun tjetër nuk ndërhyn aspak (duke qenë prezente) dhe ia pasojnë topin ‘Policisë Bashkiake’.
Centralizimi i pushtetit iu ka dhënë fuqi të shkelin çdo ligj, le ta frenojmë sëbashku këtë fenomen duke iu rikthyer fuqinë qytetarëve, komunitetit!