Përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin, nga një grup njerëzish. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga përdorimi i tij për faktin se mendonin anët negative që mund të sjellë përdorimi i tij.
Por kemi dhe një grup tjetër njerëzish, të cilët mendojnë se përdroimi i ujit të gazuar largon kalciumin nga organizmi. Por cila është e vërteta për këtë?
Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar. Ajo çka ishte interesante, sipas këtij botimi, është këshilla që jep njëri prej mjekëve. Ai thotë se uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara.
Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat. Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se "uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm." Kjo do të thotë që uji ujë mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri.
Më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët është kontrolli i etiketës së ujit që blen për t’u siguruar që nuk përmban kripëra apo ëmbëltues shtesë.