93% e ujërave të ambalazhuara kanë përmbajtje mikroplastikash. Janë kryer një sërë analizash mbi 259 lloje ujërash të ambalazhuar nga 9 vende të ndryshme të botës dhe rezultatet janë vërtet problematike.
Në ujin e shisheve plastike rezulton se mikroplastikat janë në përqindje të lartë, 10 pjesëza dhe 325 mikropjesëza për litër, duke tejkaluar normat. Plastika e gjetur në ujin që konsumojmë, kryesisht është polipropilene, që përdoret për prodhimin e tapave. Ekspertët thonë se kjo sasi është dyfish më e madhe se ato të gjetura në ujin e rubinetit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të nisë hetimet mbi këtë çështje kaq delikate. Studimet dhe analizat u kryen nga Orb Media, një organizatë gazetarësh non profit në bashkëpunim me universitete amerikane.