Spoti i ri publicitar i ujit Evian luan me një mit antik për njerëzimin, rininë e përhershme.

Kështu që përgatituni të ktheheni fëmijë, apo të nxirrni në pah fëmijën që ndodhet brenda jush. Të paktën ky është mesazhi që përcjell spoti publicitar. Nëse pini ujin e duhur ëndrra juaj mund të bëhet realitet.

Kompania e ka titulluar “Baby&me” (Fëmija dhe unë). Një gjë është e sigurt. Edhe nëse nuk do t’ju kthejë fëmijë, të paktën reklama e Evian do t’ju dhurojë buzëqeshje.