E ardhmja e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani, duket se nuk do ti përkasë më skuadrës së Palermos. Lajmin për largimin e Gardianit Kuq e zi nga klubi Siçilian e ka bërë të ditur, televizioni Italian “Sky Sport 24”.
Sipas kësaj medie, thuhet se mes drejtuesve të Palermos dhe atyre të Chievos së Veronës, është arritur marrëveshja për shkëmbimin e portierëve të skuadrave të tyre respektive. Pas kalimit të Stefano Sorrentino në radhët e Palermos, tani radhën për të udhëtur drejt Veronas e ka portieri me origjinë kosovare që mbron portën e kombëtares tonë.
Në marrëveshjen e arritur mes drejtuesve të klubeve, thuhet se Samir Ujkani do të kalojë te skuadra e Chievos në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare të gjysmës së kartonit të portierit shqiptarë.
Tani mbetet që ky lajm i publikuar nga “Sky Sport 24” të bëhet zyrtarë edhe nga skuadrat respective, të cilat tashmë kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin e portierëve.
Në orët e ardhëshme pritet që Ujkani të kalojë në radhët e skuadrës së Chievos, ku do të nisë një aventurë të re më këtë skuadër nga Verona, pas experiences së shkurtër në Siçili.