Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se banorët e zonës së Spitallës mund të kenë probleme në furnizimin me ujë gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të punimeve për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se “projekti për rrjetin e ri shpërndarës ka si qëllim furnizimin e zonës me ujë pa ndërprerje, 24 orë.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton abonentët e zonës së Spitallës se për shkak të punimeve që po kryhen në këtë zonë nga firma zbatuese e punimeve për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës të ujit, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë ditëve të ardhshme. Projekti për rrjetin e ri shpërndarës ka si qëllim furnizimin e zonës me ujë pa ndërprerje, 24 orë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.”, thotë UKD-ja.