* Nis instalimi i matësve mekanikë për familjarët dhe ultrasonikë e elektromagnetikë për bizneset!

 Matësit e rinj

Ujёsjellёs Kanalizime Durrёs (UKD) ka nisur instalimin e matёsve ultrasonikё dhe elektromagnetikё tek bizneset dhe institucionet kryesore tё qytetit. Instalimi i kёtyre matёsve ёshtё njё risi pёr ujёsjellёsin e Durrёsit, pasi me anё tё tyre synohet tё shmanget çfarëdo lloj ankese nga konsumatorët e mëdhenj dhe çdo lloj abuzimi i mundshёm me ujin e pijshёm. Gjithashtu, sigurohet një matje e saktё nё orё tё ndryshme tё konsumit ditor dhe mujor tё bizneseve dhe institucioneve qё kanё konsum tё lartё.

Matësit të cilët janë prodhim gjerman dhe holandez, janë të testuar dhe certifikuar në fabrikë dhe kanë garanci të cilësisë dhe një autonomi të baterisë që shkon rreth 10 vjet. Me futjen e kësaj teknologjie synohet të rritet besueshmëria tek konsumatorët, nje rritje e faturimit dhe ulje të humbjeve administrative, gjë që do të sjellë një rritje të performancës së ndërmarrjes. Leximi pas instalimit tё kёtyre matёsve mund tё bёhet nё njё distancё prej 300-400 metёr, me mjet të lëvizshëm, pa qenё e nevojshme pёr tё shkuar fizikisht dhe pёr tё parё gjendjen e matёsve. Nё pajisjen elektronike qё pёrdoret pёr leximin nё distancё tё matёsve mund tё shfaqet sinjali “alarm” nёse preket matёsi, apo nёse ka rënie të trendit tё konsumit tё ujit. Pas kёtij sinjali vendoset njё pajisje e vogёl sipёr matёsit e cila mundёson gjenerimin e raporteve të detajuara në lidhje me konsumin dhe dёrgimin e tё dhёnave për çdo orё dhe ditё tё muajit.

Matёsit e parё tё kёtij lloji janё vendosur pranё biznesve qё dyshoheshin se abuzonin me ujin e pijshёm dhe menjёherё ёshtё konstatuar se ka pasur dyfishim dhe trefishim tё konsumit tё ujit nga kёto biznese. Edhe pёr abonentёt familjarё UKD ka marrë një sasi tё konsiderueshme matёsish tё rinj, tё cilёt janё prodhim austriak. Kёta matёs janё me trup plastik dhe janё porositur tё tillё për të eliminuar vjedhjen e tyre nga personat keqdashës. Cilësia e këtyre matësve është mjaft e lartë dhe respekton standartet evropiane të matjes së lëngjeve. Ata janë të mbyllur, gjë që vështirëson dhe mundësinë e manipulimit. Edhe pёr kёta matёs ёshtё lёnё e hapur mundёsia qё nё tё ardhmen tё vendoset sipёr njё transmetues i cili mundёson leximin e konsumit tё ujit nё distancё. 

Verifikim, jo penalizim

Aktualisht UKD ёshtё duke kryer verifikimin nё lidhje me gjendjen e matёsve dhe sensibilizimin e popullatёs pёr marrjen e masave dhe rregullimin e gjendjes sё furnizimit me ujё, kontratave, matёsit apo lidhjeve tё paligjshme. Nё kёtё periudhё nuk po merren masa, por pas 1 shkurtit tё vitit tё ardhshёm në bashkëpunim me policinë e shtetit do të nisë një aksion i përbashkët dhe do tё aplikohen sanksione tё rёnda pёr personat qё kapen me shkelje dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm në radhët e ndërmarrjes. UKD kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për t'i dhënë fund këtij abuzimi të vazhdueshëm me këtë të mirë jetike siç është uji, i cili në fund të fundit është një mall dhe ka një kosto. 

Problematika

Qyteti i Durrësit vuan prej 40 vjetësh dhe ndoshta më shumë se gjithë qytetet e tjera, problematikën e furnizimit me ujë të pijshëm të popullatës. Për momentin sasia e ujit të prodhuar në Fushë Kuqe dhe dimensioni i tubit përcjellës deri në Durrës është po i njëjti me atë të 40 viteve më parë, por në të njëjtën kohë popullsia për shkak të migrimit të brendshëm dhe rritjes graduale të popullsisë është dyfishuar, duke i shtuar kësaj edhe sezonin e verës ku kemi një trefishim të popullsisë. Tubacioni kryesor i transmetimit DN 700 mm nga Fushë Kuqja në Durrës, me kalimin e viteve është shndërruar në një tubacion shpërndarës në të gjithë gjatësinë e tij. Për shkak të konsumit të lartë të energjisë që nevojitet për të sjellë ujin në rubinetat e qytetarëve nga një distancë prej 45 km, me një stacion pompash dhe nje rrjet 40-vjeçar, vështirësitë e operimit dhe kostot janë më të lartat në Shqipëri. Kjo ka sjellë dhe një tarifë më të lartë për qytetarët krahasuar me qyetet e tjera. Përfundimi i dy projekteve kryesore te qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore për ndërtimin e ujesjellësit të ri nga Fushë Miloti deri në Durrës dhe projekti i “Optimizimit të rrjetit të Durrësit” , ku do ndërhyhet në të gjithë qytetin për të bërë të mundur furnizimin 24 orë me ujë 100% nga depot e qytetit dhe jo më nga tubacionet kryesore, mendohet se do ta zgjidhin këtë problem. I gjithë ky investim do të kthehej në një investim të gabuar në rast se do të vazhdohet me traditën e shëmtuar shumë vjeçare të abuzimit dhe shkatërrimit të pronës publike, siç është në rastin konkret uji i pijshëm.

Zona e Plazhit, e para me 24 orë ujë

Në zonën e plazhit rrjeti i kanalizimeve dhe ujësjellësit është krejtësisht i ri dhe bashkëkohor, falë kujdesit të Bashkisë Durrës, Qeverisë Shqiptare si dhe ndihmës së donatoreve të huaj (Banka Botërore dhe Delegacioni Evropian). Këtë vit sasia e ujit është trefishuar gjatë sezonit të verës, pas vënies në punë të Ujësjellësit të Çermës dhe synohet që gjatë dimrit të kthehet në një zonë pilot me 24 orë ujë. Është për të ardhur keq që po konstatohen këto ditë ndërhyrje në rrjetin e ri të përfunduar rishtas. Këto ndërhyrje barbare në një investim publik të sapo mbaruar vështirësojnë furnizimin me ujë të pjesës tjetër të popullatës dhe rrisin mundësinë e ndotjes në rrjet. I ka ardhur fundi kësaj tradite të shëmtuar jo qytetare dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë shumë shpejt, thekson UKD.