Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë.

Për shkak të motit të keq në veri të vendit ka pas stakime të paparajmëruara të energjisë elektrike në stacionet e pompimit në Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe atë të Fushë Krujës.

Kjo situatë ka sjellë defekte në linjën kryesore të furnizimit me ujë dhe për shkak të presionit të ulët në rrjet kanë pasur probleme të furnizimit me ujë zonat me të larta si dhe pikat fundore të qytetit dhe njësive administrative në gjithë zonën e shërbimit. 

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.