Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë probleme me furnizimin me ujë të qytetit.
Shkak për këtë anomali është bërë ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e OSHEE-së në nënstacionin elektrik në Fushë Kuqe.
Dispeceria e Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se situata pritet të normalizohet gjatë ditës së nesërme.
UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për problemet që mund të shfaqen në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.





