Autoritetet ukrainase kanë publikuar të dhënat e reja rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse.
Autoritetet e këtij vendi pretendojnë se i kanë shkaktuar ushtrisë ruse humbje të mëdha.
Kështu, sipas të dhënave të fundit, Ukraina thotë se deri më sot, kanë vrarë 12 mijë ushtarë rusë, kanë shkatërruar 48 aeroplanë luftarakë dhe 80 helikopterë.
Veç këtyre, po sipas të dhënave nga Ukraina, janë shkatërruar 303 tanke, 120 njësi artilerike, 56 sisteme raketore dhe jo vetëm.
Sakaq raportohet se Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit rus, dëme të cilat janë më së shumti në infrastrukturë.





