Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se rreth 18,500 anëtarë të forcave ruse janë vrarë në luftime që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Përmes një postimi në facebook zyrtarët ukrainas pohojnë gjithashtu se në luftë Rusia ka humbur 676 tanke, 1,858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë.

Ministria ruse e mbrojtjes nga ana tjetër nuk i ka përditësuar shifrat e publikuara që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1,351 ushtarakë rusë ishin vrarë në Ukrainë dhe 3,825 ishin plagosur.

Kujtojmë se më 21 mars, gazeta pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, botoi një artikull duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes që thoshte se numri i ushtarakëve të vdekur ishte 9,86, një shifër që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për viktimat ruse.

Por postimi u fshi me shpejtësi nga ana e gazetës ruse. Megjithatë lajmi bëri xhiron e mediave botërore.