Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të presin deri të hënën, më 1 shtator, “që Rusia të demonstrojë një gatishmëri dhe vullnet të vërtetë për të marrë pjesë në një takim dypalësh për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës”.

Ky është afati i fundit i vendosur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp, të raportuar nga Guardian.

Zelensky tha se “pret një përgjigje nga partnerët nëse Rusia nuk vepron brenda këtij afati”. Udhëheqësi ukrainas shprehu gjithashtu mbështetje për zhvendosjen e bisedimeve mbi garancitë e sigurisë në nivelin e udhëheqësve kombëtarë.