Ukraina do të mbyllë sot rrjedhën e gazit rus që kalon në një pikë tranziti në territorin e saj për Evropën.
Sipas Ukrainës, furnizimi me gaz rus që kalon përmes qendrës së saj në Novopskov do të pezullohet nga dita e sotme.
Furnizimi për Evropën me gaz rus është ndërprerë në këtë pikë për shkak të ndërhyrjes së forcave ruse, thotë Ukraina.
Por Rusia mund të ridrejtojë dërgesat e gazit përmes pikës tjetër Sudzha që ndodhet në veri të vendit të kontrolluar nga forcat ukrainase, tha operatori ukrainas i gazit.
Ndërsa zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov thotë se kjo mënyrë alternative është “e pamundur teknologjikisht”.





