Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha tha se duke forcuar partneritetin strategjik me SHBA-në do të punojnë së bashku në drejtimin për të “afruar edhe më shumë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në X, Sybiha rikujtoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka uruar sot presidentin e 47-të të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Duke vënë në dukje se mes Zelenskyyt dhe Trumpit ekziston një dialog i fokusuar në afat të gjatë, konstruktiv dhe në rezultat, Sybiha tha: “Ne do të punojmë së bashku për të forcuar partneritetin strategjik Ukrainë-SHBA dhe për të afruar edhe më shumë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne i besojmë udhëheqjes së vendosur të Amerikës”.