Ukraina i ka kërkuar një mbledhje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas një sulmi raketor nga Rusia që shkaktoi 20 viktima civile në qytetin Kryvyi Rih.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha, deklaroi se kërkohet një përgjigje e fortë ndërkombëtare ndaj asaj që e cilësoi si “mizori ruse”. “Terrorizmi nuk duhet të normalizohet. Kërkojmë dënim të qartë dhe veprim vendimtar”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Kjo thirrje vjen në një moment kur Rusia ka refuzuar një propozim për armëpushim të përkohshëm, të mbështetur nga SHBA-ja, duke vazhduar ofensivën ushtarake në territoret ukrainase.