Ukraina është ende në pritje të qartësimit të premtimeve të Presidentit amerikan Donald Trump për një paketë ndihme ushtarake me vlerë miliarda dollarë, që përfshin ndër të tjera edhe sisteme të avancuara mbrojtëse Patriot dhe mundësinë e furnizimit me raketa me rreze të gjatë Tomahawk.
Deklarata u bë të hënën në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi mes Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump përmendi se një vend aleat i NATO-s është i gatshëm të ofrojë 17 njësi Patriot, si pjesë e një marrëveshjeje të re me vendet europiane që do të blejnë armë amerikane për t’ia dërguar Ukrainës.
Gjenerali i Ukrainës Vadym Skibitskyi, zëvendësdrejtor i inteligjencës ushtarake, tha se ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për bateria të plota, hedhës të veçantë apo vetëm raketa interceptuese. “Nëse janë 17 bateri, kjo do të ishte një ndihmë gjigante. Por nëse janë vetëm hedhëse, atëherë kjo është më e realizueshme,” sqaroi ai.





