Rusia ka sulmuar për herë të dytë brenda ditës infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës në qytetin Dnipro, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe lëndime në radhët e punëtorëve.
Sipas kompanisë shtetërore hekurudhore ukrainase Ukrzaliznytsya, katër punëtorë janë plagosur nga sulmi me raketa, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
“Sulmi u parapri nga një raketë”, thuhet në njoftimin e Ukrzaliznytsya në Telegram.
Më herët gjatë ditës, një tjetër sulm rus me dron kishte prekur furnizimin me energji elektrike në një pjesë të rrjetit hekurudhor.