KIEV, 16 shkurt 2013– Rreth 12 aktivistë të partisë ultra nacionaliste Svoboda rrëzuan një monument të Leninit në Akhtirka, Ukrainë. Turmën e udhëhiqte një deputet, Igor Miroshnicenko, i cili u ngjit mbi statujë dhe lidhi një litar përreth saj.

Statuja e udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit u tërhoq më pas me kamion dhe u rrëzua në tokë.

Policia ndaloi personat e përfshirë në këtë ngjarje, por megjithëse protagonist i saj Miroshnicenko, nuk u arrestua sepse gëzon imunitet parlamentar. 

(m.b./AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")