Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit, pranë qytetit të Volgogradit, dhe ka njoftuar kapjen e një fshati tjetër në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vazhduar me avancimin e tyre në rajonin e Donetskut.

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, ka thënë se sulmi është zhvilluar rreth orës 3:00 të mëngjesit, raporton The Guardian.

Banorët raportuan për sërë shpërthimesh.

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës ka thënë se kishte kryer një sulm në distancë kundër bazës ajrore Marinovka, rreth 70 km në perëndim të Volgogradit, pranë qytetit të Kalach-na-Donu.

Baza është shtëpia e rreth 30 avionëve luftarakë Su-34 dhe Su-35. Avionët kryejnë bombardime të rregullta kundër pozicioneve ukrainase në vijën e frontit, ka bërë të ditur SBU-ja për gazetën “Kyiv Independent”. Nuk dihet ende se sa avionë janë dëmtuar ose shkatërruar.