Kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe shumica e rajoneve të Ukrainës kanë shpallur alarme për sulme ajrore ruse, kanë njoftuar zyrtarët në vend.
Numri i alarmeve është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte tentuar të vriste presidentin rus Vladimir Putin në një sulm me dron herët në mëngjes të së mërkurës, diçka që Kievi e ka mohuar.
Vetëm Kievi ka lëshuar gjashtë alarme paralajmëruese për sulme ruse në tre ditët e fundit, ndërsa sirenat janë dëgjuar në rajone të tjera po ashtu.