Ukrainasi Alex Dayrabekov u arratis nga Bucha kur filloi lufta në Ukrainë.

Ai ka dokumentuar atë që po ndodh në qytet në mediat sociale, me shpresën se mund të përdoret si provë në gjyqet penale.

“Fqinjët e mi, ka të paktën 10 prej tyre, humbën të afërmit e tyre më të afërt në përpjekjen  për të evakuuar nga Bucha dhe Irpin rreth një muaj më parë”, thotë ai në një intervistë për BBC.

Kur u pyet se pse ai poston imazhe nga Bucha, ai u përgjigj: E gjithë bota duhet t’i shohë ato. Nëse bota nuk e di se çfarë po ndodh këtu, bota bën biznes si zakonisht. Mijëra njerëz vdiqën këtu… sepse u vranë qëllimisht.

Në një rrëfim, ai përshkruan një përplasje të tmerrshme midis civilëve ukrainas dhe forcave ruse.

“Dy makina në Bucha u qëlluan nga një automjet i blinduar me automatikë. Në një makinë, një familje e tërë, një burrë, një grua dhe dy fëmijë. Gruaja dhe të dy fëmijët u qëlluan dhe vdiqën në vend. Në një makinë tjetër, një bashkëshort është vrarë në vend. Këta janë njerëz të vërtetë, kjo nuk është e rreme.

“E gjithë bota duhet t’i shohë këto foto dhe ta dijë se kjo nuk është një luftë, kjo është një masakër kundër kombit tonë, ashtu siç bëri Hitleri në Luftën e Dytë Botërore. Putini na e bën këtë neve, kundër ukrainasve.”