Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna, është goditur nga forcat ukrainase.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve NEXTA në llogarinë në Twitter.
Guvernatori i Luhanskut ka konfirmuar lajmin.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës edhe një herë tjetër patën rezultate të mira. Në Popasna, selia e Wagner PMC u shkatërrua nga fuqia e zjarrit”, tha ai.
Ai tha se numri i viktimave ishte duke u verifikuar, ndërsa nuk bëri të ditur asnjë detaj tjetër rreth sulmit.





