Zyrtarët ukrainas thanë se dronët e marinës së tyre kanë goditur dy sisteme të vlefshme ruse të mbrojtjes ajrore, në jug të rajonit të Khersonit.
Në anën tjetër rusët nuk janë deklaruar lidhur me taktikën e rrallë të ukrainasve, që përdorën dronin kamikaz që u ngrit në ajër nga një platformë diku në det.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Khorly në rajonin e Khersonit, kurse pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga ukrainasit. Ishte sistemi i mbrojtjes ajror Pantsir-S1 që u shkatërrua nga droni kamikaz i mbushur me lëndë shpërthyese.
Një sistem i tillë sipas ekspertëve të mbrojtjes kushton 20 milionë dollarë, dhe shumë të tilla deri më tani i janë shkatërruar Kremlinit nga fillimi i luftës në Ukrainë.