Kiev, 17 shtator-E pabesueshme, por e vërtetë. Një turmë e zemëruar përpara parlamentit të Kievit në Ukrainë, ka hedhur Vitali Zhuravskin në një kazan plehrash. Një grup njerëzish, e kanë kapur deputetin e Kuvendit ukrainas, dikur anëtar i partisë së ish-presidentit Viktor Janukoviç, ndërsa po ecte në shesh. Pasi e kanë kapur nga këmbët dhe e kanë lëshuar në kazanin e mbeturinave, e mbajtën aty dhe nuk e lejonin të dilte. Madje më pas, dikush i hodhi ujë në trup. Por nuk mbaroi me kaq. Turma i lëshoi valixhen e dorës që kishte Zhuravski si dhe një gomë makine që përfundoi në fytyrën e tij.