Një kolonel i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU) është gjetur i vdekur në zyrën e tij në qytetin e Kievit. Burri u gjet me një plagë me armë zjarri në kokë. SSU ka konfirmuar vdekjen e oficerit.
“Rrethanat e vdekjes së punonjësit të SSU-së po shqyrtohen në kuadër të një hetimi penal, i cili po kryhet nga hetuesit e Policisë Kombëtare të Ukrainës. SSU shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen dhe miqtë e kolonelit të ndjerë. Shërbimi po i jep ndihmë Policisë Kombëtare për një hetim të plotë, objektiv dhe të paanshëm”, thuhet ne njoftim.
Burimet e mediat ukrainase brenda agjencive të zbatimit të ligjit raportuan se i ndjeri u gjet në zyrën e tij me një plagë me armë zjarri në kokë, shkruajnë mediat e huaja.