NJU JORK, 22 shkurt 2013 – Gënjen për moshën për të pasur mundësi të regjistrohet në Facebook. Një strategji që ndiqet zakonisht nga adoleshentët, por që këtë herë e ka ndjekur një e moshuar 104 vjeçe. Megjithëse në moshë të shtyrë 104 vjeçarja nga Miçigani, Marguerite Joseph është regjistruar në Facebook me ndihmën e mbesës së saj.

Por për të bërë regjistrimin i është dashur të shtiret sikur ishte më e re, pasi ka kuptuar se nëse do të vinte vitin e vërtetë të lindjes, 1908, rrjeti social i Mark Zukenbergut nuk ia mundësonte një gjë të tillë. Vetëm para pak kohësh rrjeti social më i përdorur kudo në botë e uli kufirin e regjistrimit deri në vitin 1910. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/