Prokuroria e Posaçme antikorrupsion (SPAK) ka vendosur sot të pushojë çështjen ndaj 3 gjyqtarëve të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

Gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli u hetuan për korrupsion, por ndaj tyre nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Do të jetë gjykata që do të vendosë për kërkesën e prokurorit Klodian Braho.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi në shkurt të vitit 2019 të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dajtit duke rrëzuar vendimin Shkallës së Parë e cila e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.