Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi 1695 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët nga 1733 që ishin dje.

Gjithashtu u raportuan 16 viktima të tjera, bilanc ditor ky që nuk raportohej prej disa javësh, duke e rritur bilancin total të viktimave nga pandemia në 35.534.

Sipas Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit u kryen 107 mijë tamponë dhe kjo konsiderohet dhe një prej arsyeve se përse numri i të infektuarve vijon të rritet.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë raportohen dhe 583 të shëruar duke e çuar numrin total të pacientëve që e kanë kaluar virusin në mbi 209 mijë.