Autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.148 raste të reja infektimesh me Covid-19.
Sipas njoftimit, ka një ulje të lehtë të shifrave, krahasuar një ditë më parë, ku u regjistruan 12.965 të infektuar.
Nga krahu tjetër, këto 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin 144 qytetarë duke pësuar ulje në krahasim me një ditë më parë, ku u regjistruan 226 viktima.
Ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 121.177 viktima.





