*Prodhimet e fushës të Korçës dhe Beratit kampion për cilësinë!

Stina e vjeshtës ka ardhur me “bollëk “ e prodhime të mbara për fermerët vendas të cilët kanë “pushtuar” tregun e përditshëm.

Prej perimeve, zarzavateve dhe frutave të stinës, pothuajse të gjitha produktet janë prodhime vendase që në treg vijnë me çmime shumë të ulëta për konsumatorin.

Vjeshta e begatë ka sjellë super prodhim, dhe ka bërë që çmimet të ulen në maksimum, por në treg konsumatori mungon përgjithësisht.

Tregtarët thonë se çmimet janë shumë të favorshme ndërsa prodhimi vendas, domatja e fushës nga Korça e Berati me shije shumë të mirë, mbajnë rekord për çmime të ulëta.

Çmimet janë mjaft të ulëta për produktet e fushës, ndërsa edhe frutat e stinës kanë çmime shumë të favorshme për konsumatorin.

Tregtarët thonë se në treg mungon konsumatori për shkak se në të gjithë Durrësin e jashtë tregut shiten në tezga nga tregtarë ambulantë, duke bërë që në treg të vijnë shumë pak blerës.

Rrushi me disa varitete, molla e Korçës por edhe prodhimet jeshile të stinës, në këtë periudhë janë të pjekura nga natyra, duke bërë që çmimi dhe cilësia e tyre të jetë absolute vetëm në vjeshtë.  

Pas përfundimit të vjeshtës konsumatori do të përballet me produkte të importit por edhe të serave, që nuk kanë të njëtën shije për shkak se pjekja e tyre bëhet me hormone dhe jo në kushte natyrale. 

Ndjekim prononcimet!

K.H.