Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.002 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti.