Këtë të premte, vendi ynë do të kushtëzohet nga qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës.
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.