Vijon territori ynë të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje, por parashikohet të ketë dhe intervale me kthjellime. Pritet që vranësirat zhvillohen përkohësisht duke sjellë shira të pakët në zonën e ulët dhe bregdetare. Por reshje dëbore do të ketë në zonat malore, ku më të dukshme do të jenë në Juglindje të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.