Në përfundim të seancës së sotme është votuar me 71 vota pro miratimi i buxhetit faktik të vitit 2023.

Në votim morën pjesë vetëm socialistët, pasi në sallë nuk kishte asnjë deputet të PD dhe aleatëve. Sakaq, dy deputetë të PDIU votuan kundër, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Gjatë ditës miratimi i buxhetit faktik pati debate në foltore ku pjesë e diskutimit ishin dhe deputetët e opozitës, si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehi.

Bardhi hodhi akuza ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, se po abuzon me paratë e shtetit në bashkëpunim me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.