Në aeroportin e Rinasit është zhvilluar ceremonia e inagurimit të linjës së parë ajore shqiptare me kapital publik dhe privat. "Air Albania" do të nisë fluturimet ditën e shtunë me destinacionin e parë Tiranë – Stamboll – Tiranë.
Shumë shpejt "Air Albania" do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane Roma, Londra, Athina, Mynihu dhe Barcelona. Filozofia e "Air Albania" është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet konkurruese në treg.
Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5-vjeçare.
Avioni i parë që mban emrin "Lasgush Airbus 319" me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dykrenare, u ul në pistën e aeroportit të Rinasit në orën 19.00.





