Është ulur numri i të vdekurve nga koronavirusi edhe në Francë. Pas Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Franca bëhet vendi i radhës evropian, që shënon më pak viktima në 24 orët e fundit. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 242 viktima nga Covid-19. Në total, në Francë deri tani regjistrohen 22.856 të vdekur nga Covid-19.
Po ashtu, në shtetin francez, deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 162.100 individë. Nga këta, në 24 orët e fundit, janë infektuar me Covid-19, 612 njerëz.
Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në botë ka shkuar në 206.342 persona. Kurse, numri i të infektuarve me virus në mbarë globin ka shkuar në 2.982.645 individë, pra shumë pranë shifrës 3 milionë.





