Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 431 viktima nga COVID-19, një shifër më e ulët se ajo e javëve të kaluara, duke e çuar numrin në total në 19.899.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 34.211, 1.677 më shumë se dje.

Gjatë konferencës për shtyp në selinë e Mbrojtjes Civile thanë se 102.2253 njerëz kanë rezultuar pozitivë për virusin në të gjithë Italinë, 1.984 vetëm në 24 orët e fundit.

Mediat italiane shkruajne se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 156.363, 4,092 më shumë se dje.