Mediat italiane shkruajnë se numri i viktimave për shkak të COVID-19 është ulur në 482 gjatë 24 orëve të fundit, 93 viktima më pak se një ditë më parë.

Numri total i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 23227. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 3481 raste të reja, duke e çuar numrin total të infektuarve në 172,434 persona.

42,727 e kanë fituar luftën me Covid-19, ndersa aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 2,812.