Në 24 orët e fundit në Itali, kanë rezultuar pozitivë 26.323 persona. Ndërkohë, numri i vdekjeve është më i ulët sesa ai i ditës së premte, por gjithsesi mbetet i lartë. Në 24 orë janë regjistruar 686 fatalitete.
Nga fillimi i pandemisë regjistrohen 54.363 viktima, ndërsa numri i të prekurve që nga muaji shkurt ka arritur në 1.546.532.
Të dhënat bëhet publike nga Ministria italiane e Shëndetësisë.