Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 184 persona për shkak të COVID-19, një shifër kjo pak më e lartë se një ditë më parë ku ishin 176, duke shkuar në total 27.104 të vdekur.
Ndërsa rastet e të infektuarve të rinj janë ulur, vetëm 439 në 24 orët e fundit duke shkuar mbi 228 mijë persona. Ndërsa janë shëruar 140 mijë pacientë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.
Prej të hënës së 11 majit, më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.
Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50% të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.
Qeveria spanjolle vendosi dje që të gjithë personat që kthehen nga jashtë vednit do të karantinohen pët 14 ditë.





