Spanja shënon një tjetër ditë në rënie të të vdekurve nga COVID-19. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 517 persona nga koronavirusi raporton ministria e Shëndetësisë.
Shifra tregon luhatje të vazhdueshme, gjithsesi në rënie, të viktimave ditore. Të dielën, numri i viktimave ditore ishte 619, ndërsa të shtunën 510.
Sipas të dhënave më të fundit, numri total i viktimave ka arritur në 17489, që prej nisjes së krizës shëndetësore, ndërsa 169496 raste janë konfirmuar zyrtarisht. Prej tyre, 64727 janë shëruar.





