Vazhdon ulja e numrit të viktimave të shënuar nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të publikuara në mediet italiane, janë 433 të vdekur nga Covid-19 (teksa dje ishin 482).

Numri total i viktimave shkon kështu në 23.660.

Të shëruarit kanë arritur në 47.055, me një rritje në 24 orë me 2,128 persona (2,200 njerëz u shpallën të shëruar dje), ndërsa 3,047 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri aktual i të infektuarve me koronavirus duke ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktimave, është sot 108,257.

Sipas buletinit të ri të Mbrojtjes Civile, në kujdesin intensiv sot janë 2,635 persona, 98 më pak se dje. 25.033 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, një rritje e vogël në krahasim me dje, 26 më shumë.