Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi sot propozimin e qeverisë për çmimin e energjisë elektrike, i cili do të ulet në 8.5 lekë për kWh për të gjithë konsumatorët familjarë, që shpenzojnë më pak se 700 kWh në muaj. 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u shpreh se ulja e çmimit të energjisë është ulja e parë dhe më e madhe që ka ndodhur në 35 vitet e fundit. 

“Fakt që na mbush me krenari”, u shpreh kreu i qeverisë, i cili shtoi se “po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë”. 

Rama theksoi se vendimi për uljen e çmimit të energjisë është në kundërtendecë me atë çfarë po ndodh në rajon apo kontinent, ku theksoi se çmimet për energjinë elektrike po rriten. 

“Sot do të ndajmë me publikuan një arritje, që është nga më domethënëse e qeverisjes sonë. Uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt, i cili na mbush patjetër me krenari. Po të marrim parasysh, se nga ç’humnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme është në kundër tendencës të pilotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm nuk janë ulur, por janë të kërcënuara me rritje të tjetra.  Kjo masë është një masë më shumë se sa e mirë menduar, e diskutuar në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe atë ndërkombëtare”,-tha Rama.